Sonte u konfirmuan edhe gjashtë raste të reja me koronavirus, pesë nga rastet e konfirmuara janë nga komuna e Vushtrrisë.

I pari i kësaj komune, Xhafer Tahri bëri të ditur se rastet e fundit janë raste kontakti nga e njejta familje dhe janë në vetizolim. Tahiri konfirmoi se edhe dy persona janë shëruar në këtë komunë.

I pari i Vushtrrisë në fund ka kërkuar nga qytetarët të jenë të kujdesshëm.

“Sonte janë shëruar 2 qytetarë të Vushtrrisë dhe janë konfirmuar 5 raste të reja me Covid 19. Të gjitha rastet e reja janë raste kontakti, jane nga e njejta familje dhe janë në vetizolim.Edhe sot, Shtabi Emergjent Komunal përmes Kryqit të Kuq ka dërguar mjete mbrojtëse mjekësore, barna, ushqime dhe pako higjenike për familjet e prekura.
Derisa po hyjmë në fazën e hapjes së plotë, ju lutem që gjithsecili qytetar të jetë i vëmenshëm dhe të ketë KUJDES.”, ka shkruar Tahiri në Facebook./21Media