Edhe dy persona janë shëruar nga komuna e Istogut, ndërkohë që bëhet e ditur se edhe 22 persona që u testuan sot për COVID-19, dolën negativ.

Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Mujë Osmanaj u shpreh se dy raste ishin ristestim i dytë, e që janë shëruar.

“Sot nga IKSHPK u morën mostrat nga 24 persona në komunën e Istogut:dy raste si ritestim i dytë e që dje dolën negativ në sars-covid-19,tri raste si ritestim i parë dhe 19 mostra nga shtëpia e razidentëve në Gurrakoc! Që të gjitha dolën negative gjë që na bën të lumtur! Pra edhe dy të shëruar!”, shkroi ai në Facebook./21Media