Në Spitalin e Ferizajt sot kanë vdekur dy pacientë me COVID-19. Lajmin e ka konfirmuar për RTV21, drejtori i shëndetësisë në këtë komunë, Bekim Ademi. Ademi ka thënë se dy pacientët, njëri i lindur më 1944 dhe tjetri 1966, prej më shumë se një javë ishin të shtrirë në Spitalin Rajonal dhe po trajtoheshin me oksigjenoterapi.

Numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi në Kosovë ka shkuar në 114./21Media