Edhe emri i Glauk Konjufcës keqpërdoret në Twitter

Një fushatë me profile false

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, ka njoftuar se nuk posedon llogari në Twitter, nga ku ditët e fundit kanë shpërndarë lajme të rreme kinse në emër të tij.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Konjufca luti mediat dhe përdoruesit e rrjeteve sociale ta shpërndajnë këtë njoftim dhe të ndihmojnë që publiku i gjerë të mos bjerë pre e profileve të rrejshme, të cilat, siç tha ai, hapen me qëllime të panjohura.

Drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku, shkroi në Twitter se është përhapur një fushatë, ku liderëve të Ballkanit po u hapen profile false.

Kjo fushatë preku edhe ministren e Kulturës, Vlora Dumoshi. Ditë më parë në emër të saj u dha lajmi i rrejshëm  për vdekjen e Ismail Kadares./21Media

Back to top button