Edhe shtatë persona u shëruan nga koronavirusi në Kosovë. Komuna e Ferizajit njofton se prej këtyre të shëruarve, gjashtë janë nga kjo komunë, derisa numri i të shëruarve në këtë komunë ka shkuar në 123.

Ditët e fundit nuk u raportua për raste të reja në këtë komunë, kurse raste aktive janë vetëm 9.

“6 ferizajas të shëruar e zero raste të reja! Nga njoftimet e IKSHPK-së bëhet e ditur se nga rezultatet e marra kemi edhe 6 ferizajas të shëruar që çon në 123 numrin e të shëruarve duke mbetur edhe 9 raste aktive. Shërim te shpejt të infektuarve tjerë”, thuhet në njoftimin e komunës./21Media