Diçka e re nga Loredana

Diçka e re nga Loredana

Rep-artistja e mirënjohur shqiptare, Loredana Zefi përkundër pandemisë është duke vazhduar punën sa i përket muzikës.

Ajo gjatë ditës në Instagram ka publikuar disa fotografi nga një studio muzikore përmes të cilave paralajmëroi projekte të reja.

Projekti i fundit i Lorednaës është bashkëpunimi me Zunën i titulluar “Du bist mein”, që në gjuhen shqipe do të thotë “Ti je e imja”. Ky projekt është publikuar në muajin mars dhe në Youtube ka arritur mbi 15 milionë klikime. /21Media