Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila i ka dhënë të drejtë presidentit Hashim Thaçi rreth dekretit për mandatarin e Qeverisë.

Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook i ka ftuar partitë politike ta respektojnë vendimin e Kushtetueses.

“Ftoj të gjitha palët që ta respektojnë këtë vendim dhe të veprojnë konform tij. I mandatuari për krijimin e Qeverisë së re, Avdullah Hoti, duhet që sa më parë të kompletojë ekipin dhe Kuvendi pa humbur kohë të caktojë seancën për votimin e Qeverisë. Në rrethanat e krijuara, çdo ditë e humbur ka kosto për ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve. Kosova nuk ka kohë për të humbur.”, ka shkruar Haradinaj./21Media