“No time to die” titullohet filmi i ri i serisë për spiunin e famshëm, James Bond, i cili është i aftë të zgjidh çdo problem, por jo edhe problemin me koronavirusin i cili po vazhdon të jetë pengesë për Bondin që të shfaqet nëpër kinematë botërore. Madje premiera e tij po shtyhet që një kohë e gjatë dhe këto shtyerje po detyrojnë producentët dhe kompaninë prodhuese MGM, që të kërkojnë zgjidhje për Bondin e “lidhur” në sirtarët e studios.

NETFLIX dhe APPLE, po shihen si platforma ku mund të shfaqet filmi i ri  007-tëshit, por shuma që kërkojnë producentët nga këto dy streaming kompani është shumë e lartë. Ndërkohë raportohet se MGM, deri me tani ka humbur 30-50 milion dollarë nga mosshfaqja e këtij filmi.

Producentët e filmit “No time to die”, Barbara Broccoli dhe Michael G. Wilson, janë në hall dhe gjenden para dilemës hamletiane: ta shtyejnë shfaqjen e tij, apo ta ulin çmimin e “biletës” së Bondit!