Nga 87 rastet e reja që u konfirmuan sonte, katër janë nga komuna e Gjilanit. I pari i kësaj komune, Lutfi Haziri njoftoi se qysh prej rasteve të para që u konfirmuan në Kosovë, numri i të prekurve në këtë komunë ka shkuar në 165, prej tyre 71 janë raste aktive, 91 janë shëruar plotësisht, kurse 3 kanë vdekur.

Kryetari i Gjilanit u kërkoi qytetarëve të kësaj komune t’i respektojnë rekomandimet e dhëna.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike konfirmoi edhe për 4 rastë të reja pozitivë me #COVID19, duke e çuar në 165 numrin e përgjithshëm brenda tre muajve. Ndërkohë, 3 prej tyre kanë vdekur, 91 janë shëruar plotësisht, derisa raste aktive janë 71.Apeloj që t’i përshtateni masave mbrojtëse dhe të kujdeseni për vete e familjen. Mos jep e as mos merr shërbime pa maska e doreza. Mbaje distancën!”, ka shkruar Haziri në Facebook./21Media