Nga 77 rastet e reja që u konfirmuan sonte nga Insituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, katër janë nga komuna e Vushtrrisë. Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Sylejman Meholli kërkoi kujdes dhe respektim të masave nga qytetarët, për ta menaxhuar këtë situatë.

“Janë tri masa të thjeshta dhe të deshmuara në parandalimin e infektimit me Covid 19:
1. Distanca fizike mbi 2 metra.
2. Përdorimi i maskave.
3. Pastrimi i shpeshtë i duarëve.

Menaxhimi i pandemive kurdo e kudo që janë shfaqur në historinë e mjekësisë dhe epidemiologjisë nuk ka qenë i lehtë! Nuk është as sot, prandaj na ndihmoni duke respektuar rekomandimet.

Si Drejtori e Shëndetësisë dhe si QKMF me gjitha kapacitete jemi duke dhënë maksimumin për të qenë afër jush dhe menaxhimit më të mirë të situatës. Ekipet tona po vazhdojnë ti vizitojnë rastet e prekura, ti furnizojnë me terapi simptomatike, ti kontaktojmë vazhdimisht përmes telefoni. Po ashtu jemi 24 orë në piken kufitare në Jarinje, në përgjigje të vazhdueshme në rastet e terenit, tashmë edhe në hyrje të komunës dhe çdo kund ku është nevoja.”, shkroi ai mes tjerash në Facebook.

Komuna e Vushtrrisë është ndër komunat më të prekura me koronavirus./21Media