"Bashkë do t'ia dalim"

“Bashkë do t’ia dalim”

Edhe Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Glauk Konjufca ka ndarë gjysmën e pagës në përkrahje të institucioneve në betejën kundër Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vet Konjufca përmes një shkrimi në Facebook, teksa u shpreh optimist se do t’ia dalim bashkarisht.

“Duke u nisur nga fakti se po jetojmë në kohë pandemie dhe duke ndjekur shembullin e Kryeministrit Albin Kurti kam vendosur që edhe unë si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës të ndaj gjysmën e pagës në përkrahje të institucioneve në betejën kundër Covid-19. Bashkë do t’ia dalim! Të qëndrojmë të fortë në këtë sfidë. Mirënjohje dhe respekt për të gjithë mërgatën që po dhurojnë para në fondin e menaxhimit të pandemisë.”, shkroi ai në Facebook./21Media