“Edhe ksi edhe asi”, PSD me aksion, cak Glauk Konjufca

Aktivistët e Partisë Socialdemokrate kanë kanë zhvilluar sot një aksion simoblik.

Kësaj radhe për cak kishin veturat zyrtare të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, tha se ky është “Glauku i shpërfytyruar’” dhe se ky aksion është kundër qëndrimeve të Konjufcës..

“Ky është Glauku i shpërfytyruar. “Edhe ksi edhe asi”: kjo është parulla që kemi shkruar në njërin nga xhipat e Glauk Konjufcës. Kështu lexohen qëndrimet e tij. Pasi ta dëgjosh deklarimin, përmbyse atë dhe kështu del e vërteta e tij. Ky është Glauku i shpërfytyruar”, shkroi Molliqaj.

Të njëjtin qëndrim e ka dhënë edhe anëtarja e këtij subjekti politk, Natyra Kuçi e cila po ashtu ka shpërndarë video të këtij aksioni./21Media

Back to top button