Edhe LDK-ja e refuzon Kurtin

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk do të marrë pjesë në takimin e thirrur për të premten nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi ka thënë për kp se i pari i ekzekutivit duhet të raportojë vetëm në Kuvendin e Kosovës dhe se aty ky subjekt politik do t’i ritheksojë qëndrimet e veta.
“Për temën e dialogut, kryeministri i Kosovës duhet të raportojë vetëm në Kuvendin e Kosovës. Aty LDK do t’i ritheksojë dhe qëndrimet e saja. Ky ka qenë dhe dakordimi i liderëve nga takimi paraprak. Për LDK-në, marrëveshja finale me Serbinë duhet të bëhet vetëm rreth njohjes reciproke. Në këtë marrëveshje të njohjes, rendi kushtetues, integriteti territorial e sovraniteti i vendit janë të panegociueshme”, ka thënë ajo.
Kujtojmë se edhe PDK-ja e ka refuzuar ftesën e Kurtit. Takimin me kreun e Qeverisë e ka pranuar vetëm Ramush Haradinaj i AAK-së./21Media

Back to top button