Sot në Shqipëri për të votuar ishte edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me familjen e tij. Këtë e bëri të ditur Lladrovci përmes një postim në facebook.

”Po, votuam, është votë për Shqipërinë, për shqiptarët, për vlerat më të mira të demokracisë, respektimin e ligjit, për perspektivën e saj brenda kombeve më të përparuara. Gëzuar!”, ka shkruar ai.

Po, votuam, është votë për Shqipërinë, për shqiptarët, për vlerat më të mira të demokracisë, respektimin e ligjit, për perspektivën e saj brenda kombeve më të përparuara. Gëzuar!

Posted by Ramiz Lladrovci on Sunday, April 25, 2021

Kujtojmë që, përveq Lladrovcit, sot në Shqipëri për të votuar ishte edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti si dhe ministri i Planifikimit të Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu./21Media