Meghan Markle dhe Princi Harry,  do të bëhen prindër për herë të dytë. Lajmin e ka bërë të ditur ditë më parë një përfaqësues i çiftit, të cilët për momentin janë duke jetuar në Kaliforni.

Çifti publikuan një foto ku Meghan shfaqej me barkun e rrumbullakosur.

Pas lajmit, skulpturës me dyll të Meghan-it i është bërë një rregullim dhe tashmë kjo vepër ka një bark të rrumbullakosur.

Jo vetëm kaq pasi skulptura u zhvendos në Kopshtin e Sidnejt për një set fotografik. Në skulpturë shfaqet Meghan me një fustan me printe leopardi teksa një kangur i puth barkun.

Sidnej ka një lidhje të veçantë me Meghan, princin Harry dhe Archie. Duka dhe dukesha ndajnë lajmin se do bëheshin prindër për herë të parë pak para se të nisnin turin e tyre në Australi. Çifti bëri daljen e parë publike në Sidnej. Gjithashtu dhuratat e para për Archien i kanë marrë në Sidnej nga guvernatori Australian Peter Cosgrove dhe bashkëshortja e tij.

Kujtojmë se 39-vjeçarja vitin e kaluar ka treguar se kishte një abort spontan. Meghan Markle zbuloi se humbi fëmijën e saj të dytë në muajin korrik të vitit 2020./21Media