Tri klube italiane të interesuara për Lukakun

Tri klube italiane të interesuara për Lukakun

Tanimë janë tri klube taliane të interesuara për yllin belg. Dukej se Lukaku tek Inter ishte çështje e kryer, por së fundmi pas Juventusit, në këtë garë ka hyrë edhe gjiganti tjetër italian, Napoli.

Lukaku është i lidhur ngushtë me një largim nga Old Trafford dhe Serie A duket se do të jetë destinacioni i ardhshëm i belgut. Lukaku ka shprehur dëshirën të punojë me trajnerin Antonio Conte tek Inter, por tanimë gjërat janë komplikuar pas interesimit të të dy skuadrave tjera italiane.

Mbetet të shihet se cilën skuadër do ta zgjedh ylli belg për ta vazhduar karrierën.