“Edhe në çastet kur ndjehemi të palumtur, lumturia vazhdon të jetë pranë nesh”
4 Janar 2021
Dyan Cannon është njëra ndër aktoret e famshme amerikane e cila është nominuar për tri Çmime të Akademisë. Cannon e lindur në Samille Diane të Tacomas gjithashtu është regjisore, skenariste e producente e suksesshme.
Cannon u lind në Samille Diane Friesen të Tacomas së Washingtonit më 4 janar të vitit 1937. U rrit në një familje hebreje derisa bëri debutimin e saj në vitin 1960 në filmin “The Rise and Falls of Legs Diamond”.
Cannon njihet për portretizimin që i bëri Mona Eliotti-it në episodin e “The Man Behind the Man” të vitit 1964.
Për kontributin e saj ajo u përfshi në Hollywood Walk Of Fame në vitin 1983.
Më poshtë disa thënie të saj të njohura:
“Për vite të tëra kam kërkuar dashurinë e vërtetë, dhe gjatë këtij kërkimi kam zbuluar se vetëm dashuria e Zotit është e vërtetë.”
“Edhe në çastet kur ndjehemi të palumtur, prapëseprapë lumturia vazhdon të jetë pranë nesh.”
“Të rilindësh do të thotë të zbulosh një koncept të ri për vetveten.”