Në komunën e Skenderajt janë shëruar edhe nëntë persona në 24 orët e fundit, kurse u konfirmuan vetëm dy raste të reja me koronavirus. I pari i kësaj komune, Bekim Jashari njoftoi se janë marrë të gjitha masat që këta persona të futen në vetizolim.

“Sapo u informuam nga IKSHP që 9 persona të infektuar me COVID-19 janë shëruar dhe po ashtu sot kemi dy raste të reja pozitive me korona virus. Pas marrjes së informatës nga IKSHP, do të ndërmarrim hapat e nevojshëm dhe tani dy rastet me infeksion do të futen në vetizolim. Kujdesi dhe mbajtja e higjienës personale vazhdon. Pa panik, mbani distancën dhe zbatoni masat parandaluese”, ka shkruar Jashari në Facebook.

Në Skenderaj deri më tani janë konfirmuar 36 raste me koronavirus./21Media