Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) njofon se nesër do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas IHK-së, vranësirat gjatë ditës vende-vende do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s.”, thuhet në njoftim./21Media