Është ndarë nga jeta doktori i spitalit të Ferizajt, Afrim Tasholli. Sic bëhet e ditur nga njiftimi i këtij spitali, Tasholli vdiq si pasojë e Covid-19.

Ai jë kohë u angazhua në mjekësinë primare të Ferizajt,specializimin në Prishtinë dhe si specialist i Anesteziologjis me Mjekim Intesiv në Spitalin e Përgjithshëm Ferizaj.

Dha kontribut edhe në edukimin e brezave të ri me angazhim në shkollën mesme të mjekësis “Elena Gjika”.

“Dr. Afrimi është vetëm njëri nga ne që nuk rreshti që me punën e tij ta lartësojëprofesionin e mjekut. Afrimi ishte njeri i mirë sikurse edhe profesionist i mirë. Por, sot, Afrimi e humbi betejën nga ky virus nga kjo pandemi që e kaploi mbarë botën.Afrimi do të kujtohet çdoherë si një nga emrat e mjekëve që kontribuoi në sferën e shëndetësisë dhe standardeve profesionale, të cilave u qëndroi konsistent deri në frymën e fundit.”, thuhet në njoftimin e Spitalit.

Ngushëllime për vdekjen e tij ka shprehur edhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

“Ferizaj është në zi, shëndetësia e Ferizajt humbi njërin nga emrat më të spikatur e më të dashurin profesionist.
Pa fjalë, i tronditur nga kjo ndarje e parakohshme nga jeta, i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Tasholli, kolegëve të tij, gjithë komunitetit shëndetësor e bashkëqytetarëve ferizajas. Dritë pastë shpirti i tij!”, thuhet ndër tjerash në telegramin e ngushëllimit të Aliut./21Media