Komuna e Malishevës njofton se nga tri testimet që u kryen sot për Covid-19, një ka rezultuar pozitiv, duke e çuar në gjashtë numrin e rasteve aktive në këtë komunë. Rasti është person kontakti, jashtë komunës së Malishevës.

“Të nderuar qytetarë, ju lutemi që t’i respektoni masat dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore, pasi nuk ka mënyrë tjetër të mbrojtjes nga Covid-19. Mbani maska mbrojtëse, mbani distancën, mbani higjienën e nevojshme dhe mos rrini në vendet ku ka grumbullim apo turma të njerëzve, me qëllim që të shmangies së kontakteve me persona që janë të infektuar me virusin korona”, tha sonte pas publikimit të rezultateve, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, duke ju bërë thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes të shtuar.

Ka shkuar në 84 numri i përgjithshëm i të prekurve me koronavirus në Malishevë, prej tyre 76 janë shëruar, gjashtë raste aktive dhe dy persona kanë vdekur./21Media