Në komunën e Gjilanit dy persona kanë vdekur sot nga COVID-19. Prokurori i Gjilanit, Ismet Ukshini dhe një qytetar i kësaj komune kanë vdekur si pasojë e COVID-19.

Lajmin e ka konfirmuar i pari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili bëri të ditur se të dy kishin edhe sëmundje tjera shoqëruese. Haziri i shprehu ngushëllime familjes së viktimave.

“Në emër të Komitetit për menaxhimin e përhapjes së #COVID19, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve. Do t’iu qëndrojmë afër për ta përballuar dhembjen. Apeloj që t’i respektoni masat mbrojtëse sepse po përballemi me një virus shumë të rrezikshëm!”, shkroi ai në Facebook./21Media

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për humbjen e betejës me #COVID19 të dy bashkëqytetarëve tanë, prokurorit të…

Posted by Lutfi Haziri on Saturday, July 18, 2020