Vdiq një 77-vjeçar

Vdiq një 77-vjeçar

Sonte më 09.04.2020 në orët e mbrëmjes, në Njësinë e Kujdesit Intensiv të kësaj klinike, ka vdekur edhe një person nga koronavirusi.

“Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar sonte se sot më 09.04.2020 në orët e mbrëmjes, në Njësinë e Kujdesit Intensiv të kësaj klinike, ka vdekur pacienti Z.I, i lindur më 1948 nga komuna e Gjilanit, i diagnostikuar me COVID 19.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë ka shkuar në 7./21Media