Gjykata Speciale ftoi së fundmi edhe një ish-ushtar të UÇK-së. Kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati njoftoi sot se Elbasan Shoshaj nga Prizreni u ftua nga Specialja.

“Sot morra lajmin që bashkluftëtari nga Prizreni , Elbasan Shoshaj është ftuar nga Gjykata Speciale.”, shkroi Gucati në facebook.

Ai u shpreh se edhe ky luftëtar i lirisë do të dalë faqebardhë nga kjo gjykatë.

Mbi 250 persona, ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare dhe qytetarë të Kosovës janë ftuar gjatë vitit 2019 nga Gjykata Speciale. Disa prej tyre janë ftuar në cilësinë e të dyshuarve, por shumë prej tyre ftesën e kanë marrë vetëm si dëshmitarë. Madje janë ftuar edhe disa nga komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, në mesin e tyre edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, dikur udhëheqës të UÇK-së./21Media