Rep-artisti i mirënjohur shqiptar, Skerdi Ago është duke punuar në studio për këngën e re. Përmes një fotografie të publikuar në Instagram, Skerdi njoftoi fansat e tij se po punon me producentin BigBang, krijuesin e hiteve.

Nga fotografia nënkuptohet se kënga do të publikohet së shpejti, ndonëse nuk ka ndonjë detaj tjetër rreth kësaj kënge.

Skerdi këtë kohë ishte shumë aktiv, punoi edhe në këngë solo ashtu edhe në bashkëpunime.

“Kthehu” mban titullin videoprojekti i fundit muzikor i rep-artistit, që numëron mbi 1 milion klikime./21Media