Nga shtatë rastet e reja që u konfirmuan sot, një është nga komuna e Gjilanit. I pari i kësaj komune, Lutfi Haziri ka konfirmuar se rasti i fundit u kthye nga Amerika dhe ishte në karantinë.

“U njoftuam me një rast të vetëm për #Covid19, që vjen nga nga testimi ne karantine pasi eshte kthy nga Amerika. Uroj që të shërohet shpejt me të gjitha rastet tjera.”, shkroi ai.

Në fund Haziri u kërkoi qytetarëve të kenë kujdes, meqë nesër fillon faza e dytë.

“Nga nesër zbatohet pakoja lehtësuese ekonomike dhe lirohet liria e levizjes, dy herë nga 120 minuta. Ju lutem ta shfrytëzoni të drejtën e rikthimit në punë, por me masa mbrojtëse. Shërbeni vetëm me masa mbrojtëse dhe mos merre e mos jep sherbim pa to. Mbaje distancimin social e mos shko mysafir, e mos prano edhe më tutje mysafirë. Ka mbetur edhe pak kohe për ta mbyllur këtë pandemi që na ka lodhur të gjithëve. Por, jeta e qytetarit është më e shtrenjtë se gjithçka tjetër. Mbroje vetën e familjen!”, shkroi Haziri.

Numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 985. 736 janë të shëruar dhe 29 të vdekur./21Media