Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar edhe një rast me koronavirus në Kosovë.

“Sot më 21 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 145 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, është konfirmuar 1 rast.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Rasti pozitiv është rast kontakti nga komuna e Vushtrrisë.

Ndërsa nuk raportohet për ndonjë të shëruar sot./21Media