Shkolla SHMU-2 në Vushtrri ka ndërprerë mësimin në shkollë për të vazhduar me mësimin në distancë, kjo për shkak të paraqitjes së rasteve me Covid-19.

Mësimi online për nxënësit e kësaj shkolle do të mbahet deri më 16 nëntor.  Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi të bërë në faqen zyrtare të shkollës në Facebook.

Bëhet e ditur se në këtë shkollë pozitv me Covid-19 kanë rezultuar disa mësimdhënës.

Të dashur nxënës, mësimdhënës dhe prindër,
Ju informojmë që pas rezultateve pozitive me COVID-19, të disa mësimdhënësve…

Posted by Shmu-2 on Wednesday, October 28, 2020

Javën e kaluar në këtë komunë kanë ndërprerë mësimin edhe dy shkolla fillore ajo “Ali Kelmendi” dhe “Andon Zako-Çajupi”. /21Media