Edhe një shtet aprovoi përdorimin e vaksinës anti-Covid
9 Dhjetor 2020
Rregullatori shëndetësor i Kanadasë ka aprovuar vaksinën Pfizer-BioNTech Covid-19, disa ditë pasi Britania e Madhe u bë vendi i parë në botë që e bëri këtë.
Health Canada e quajti autorizimin si një “moment historik” në luftën e vendit kundër koronavirusit.
Agjencia tha se vaksina plotësoi “kërkesat e saj të rrepta të sigurisë, efikasitetit dhe cilësisë”.
Kanada ka vendosur të marrë deri në 249,000 doza të vaksinës këtë muaj, raporton agjencia e lajmeve AP.
Në total, qeveria Kanadeze ka blerë 20 milionë doza të vaksinës – të mjaftueshme për të inokuluar 10 milionë njerëz – me mundësinë për të blerë 56 milionë më shumë.
Këtë javë, një 90 vjecare në Mbretërinë e Bashkuar ishte personi i parë në botë që iu dha vaksina si pjesë e një programi vaksinimi masiv.
Rregullatorët amerikanë kanë konfirmuar se vaksina është 95% efektive, duke hapur rrugën që ajo të aprovohet për përdorim emergjent atje. Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka vendosur të takohet të enjten për të marrë një vendim zyrtar./21Media