Vik Kraja po pret të bëhët baba

Vik Kraja po pret të bëhët baba

Këta muaj të fundit u vërshuam nga lajmet se shumë yje të estradës u bërën prindër. Kësaj vazhde po i shtohet dhe një tjetër artist. Është fjala për njërin nga interpretuesit e këngës “Nallane “, Vik Krajën.

Ndonëse ai ka mbajtur private jetën e tij, kësaj radhe nuk hezitoi të bëjë publik këtë lajm. Ai në Instagram ka publikuar një fotografi të të dashurës së tij, Amandë Dakos, e cila shihet se është shtatëzënë. “Po ti mi kur u fryve?” , është përshkrimi që ka lënë poshtë fotografisë. Kurse nuk kanë munguar edhe urimet nga ndjekësit në Instagram./21Media