Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se Qendra e pestë e mjekësisë familjare në kryeqytet është bërë me tunel dezinfektues.

Ai në një postim në “Facebook” ka shkruar se janë të përkushtuar që së bashku me qytetarët të kalojnë pandeminë me koronavirus.

Ahmeti u ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të vazhdojnë respektimin e masave kundër përhapjes së COVID-19.

Komuna e Prishtinës dje ka konfirmuar 46 raste të reja me Covid-19, ku në nivel vendi u regjistruan gjithsej 129 raste të reja./21Media