Një vaksinë e re që mbron nga Covid-19 është gati 95% efektive, tregojnë të dhënat e hershme nga kompania amerikane Moderna.

Rezultatet vijnë pas  rezultateve të ngjashme nga Pfizer, dhe shtojnë besimin në rritje se vaksinat mund të ndihmojnë në përfundimin e pandemisë, raporton BBC përcjell portali rtv21.tv

Të dy kompanitë përdorën një qasje mjaft inovative dhe eksperimentale për të hartuar vaksinat e tyre.

Moderna thotë se është një “ditë e shkëlqyer” dhe ata planifikojnë të aplikojnë për miratim për të përdorur vaksinën në javët e ardhshme.

Sidoqoftë, kjo është ende e dhënë e hershme dhe pyetjet kryesore mbeten pa përgjigje./21Media