Shkon në tre numri i të vdekurve nga koronavirusi në Britani

Shkon në tre numri i të vdekurve nga koronavirusi në Britani

Një person në të 60-tat ishte viktima e tretë nga koronavirusi në Britani të Madhe. Siç raportojnë mediat e huaja, ai ka vdekur në spitalin e përgjithshëm të Manchesterit.

Këto ditë ai ishte kthyer nga Italia dhe po trajtohej në njësinë specialiste të sëmundjeve infektive të spitalit, shkruan BBC, transmeton 21Media

Tre persona kanë vdekur nga koronavirusi në Britani, ndërsa numri i të prekurve ka shkuar në 273./21Media