Klinika Infekive e Qendrës Klinike Universitare të Kosoves njofton se sot në orët e mbrëmjes ka vdekur në këtë klinikë një pacient nga Vushtria. Në njoftim bëhet e ditur se pacienti, Sh.G, i diagnostifikuar me koronavirus, vuante edhe nga sëmundje shoqëruese.

“Pacienti Sh. G. i lindur më 1949 me vendbanim në Vushtrri është pranuar në Klinikën Infektive me datën 10. 05.2020  dhe krahas diagnostikimit me COVID -19, vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.​”, thuhet në njoftim.

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë ka shkuar në 31./21Media