Shkoi në 10 numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit

Shkoi në 10 numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se sot në vdiq një paciente nga Peja, e cila ishte e diagnostifikuar me koronavirus.

“Klinika Infektive njofton se pacientja M.B. e lindur më 1947, nga komuna e Pejës, e cila ishte e hospitalizuar në Klinikën Infektive në Departamentin e Mjekimit Infektiv, e diagnostikuar me Covid-19 dhe e cila është trajtuar nga data 25 mars deri më 16 prill 2020, ka ndërruar sot jetë në këtë klinikë.”, bëri të ditur ministria.

Pacientja ka pasur edhe sëmundje shoqëruese.

Kjo është vdekja e dhjetë e shënuar në Kosovë e pacientëve me Covid-19, krahas problemeve të tjera shëndetësore që kishin. Ndërkohë, 423 perosna janë të infektuar, derisa 71 janë shëruar nga koronavirusi./21Media