Edhe pak ditë na ndajnë nga publikimi i këngës së Norës dhe Butrintit
7 Shtator 2020
Qe disa javë Nora Istrefi dhe Butrint Imeri kanë zbuluar se janë në përgatitje të një bashkëpunimi. Duket se dyshja kanë finalizuar projektin “Dy zemra”, dhe pritet të publikohet të dielën. Kështu së paku lanë të kuptohet dyshja nga fotografitë e publikuara në Instagram, imazhe nga klipi i tyre.
Ky është dueti i parë i tyre dhe mbetet të shihet se sa do të pëlqehet nga publiku./21Media