Edhe për 28 nëntor e veçantë, Rita Ora uron shqiptarët me një detaj interesant
28 Nëntor 2020
Ajo kurrë nuk rreshti së përmenduri që është shqiptare. Për rrënjet e saj tregoi në shumë intervista në mediat e huaja jo rrallë herë u ftua për të prezantuar sukseset e saj në muzikë e fusha tjera.
Është fjala për këngëtaren shqiptare me famë botërore Rita Ora. Edhe sot me rastin e “28 Nëntorit” ajo ka zgjedhur një formë të veçantë për të uruar shqiptarët.
E pikërisht për këtë ditë ajo ka veshur cizme me flamurin kuq e zi, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e fansave./21Media
View this post on Instagram