Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur edhe pesë pacientë  nga pasojat e COVID-19 në Kosovë.  Me këto vdekje  numri total i të vdekurve në ka shkuar në 169.

“Numri total i rasteve pozitive është 6.917 raste nga 33.844 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 169 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, njofton IKSHPK-ja.

Në Kosovë sot janë shënuar edhe 237 raste të reja me Covid 19, ndërsa janë shëruar  139  persona. /21Media