Rrjetet sociale po vërshojnë  nga “zhurma” që shkaktoi Dua Lipa me publikimin e flamurit Autochtonus në rrjetet sociale.

Ky publikim nga Dua erdhi si reagim ndaj serbëve të cilët kundërshtuan thirrjen e saj për vendosjen e Kosovës në MAP, thirrje të cilën e bëri edhe Rita Ora.

E këtij debati iu është bashkuar  edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci. Ai ka shprehur mbështetjen dhe krenarinë për Ritën dhe Duan.

“Rita Ora…Po Dua Lipa, e drejta dhe e vërteta është me ne…edhe harta e Kosovës edhe autoktonia. Ju na keni bërë krenar nga Teuta e këndej. Krenar me çikat tona!”, ka shkruar Lladrovci në Facebook./21Media

Po Rita Ora…Po Dua Lipa, e drejta dhe e vërteta është me ne…edhe harta e Kosovës edhe autoktonia. Ju na keni bërë krenar nga Teuta e këndej. Krenar me çikat tona!

Gepostet von Ramiz Lladrovci am Dienstag, 21. Juli 2020