Këngëtarja e mirënnjohur shqiptare, Rita Ora zgjodhi fjalët më të mira për ta uruar babain e saj, Besnik Sahatçiun, në Ditën Ndërkombëtare të baballarëve. Me disa fotografi të veçanta përkrah tij, artistja ia dëshmoi se sa shumë e do atë.

“Të dua babi, urime Dita e Baballarëve. Ti je shoku im i ngushtë…”, shkroi mes tjerash artistja.

Rita Ora u shpërngul në moshën 1-vjeçare nga Kosova në Angli së bashku me prindërit e saj dhe motrën e madhe Elena, aty nga fundi i viteve ‘90./21Media