Vrasja e qytetarit, George Floyd nga një polic para dy ditësh në Minneapolis, ka ngjallur shumë reagime deri në protesta. Kjo për faktin se polici akuzohet që e vrau Floyd për shkak se ishte me ngjyrë.

E për këtë ka reaguar edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Ajo ka publikuar një thënie të Martin Luter King: Vjen një kohë kur heshtja është tradhëti”. Ajo këtë përshkrim e ka lënë në fotografinë e ballinës së “Times”  të cilën Rita e ka postuar në Instagram./21Media