Edhe sa kohë do të mungojë mbrojtësi i Barcelonës
Marcos Alonso i është nënshtruar një operacioni në shpinë, për t’i dhënë fund njëherë e mirë problemeve që e shqetësonin prej kohësh.
Ndërhyrja kirurgjikale ka shkuar shumë mirë për anësorin e majtë të Barcelonës sipas njoftimit të kampionëve në fuqi të Spanjës.
33-vjeçari, i cili mund të bëjë edhe rolin e qendërmbrojtësit kur është e nevojshme, do të qëndrojë të paktën edhe një muaj jashtë fushave.
Alonso u bë pjesë e Barcelonës në shtatorin e vitit 2022.