Rastet pozitive janë raste kontakti

Rastet pozitive janë raste kontakti

Janë konfirmuar edhe 14 raste me koronavirus në Kosovë, njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

“Rastet pozitive të sotme janë raste kontakti, katër (4) prej tyre me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri, dy (2) me vendbanim në Banjë- Malishevë, dy (2) me vendbanim në Prishtinë, dy (2) me vendbanim në Mitrovicë të Veriut dhe me nga një (1) rast vendbanimet Bllacë-Suharekë, Gjurgjevik-Klinë, Krojmir-Lipjan dhe Zveçan.”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Po ashtu ky insitut bënë të ditur se sot janë shëruar edhe shtatë persona të tjerë.

Ndërsa, sot Kosova ka shënuar edhe rastin e gjashtë të vdekjes nga koronavirusi. Numri i përgjithshëm i të infektuarve sipas IKSHPK-së, ka shkuar në 224, përfshirë komunat në veri, ndërsa janë shëruar 37./21Media

SHTATË TË SHËRUAR DHE KATËRMBËDHJETË RASTE POZITIVE ME COVID-19!Nga data 08 shkurt deri më 08 prill 2020, në…

Gepostet von Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës am Mittwoch, 8. April 2020