​Peja me 47 raste të infektuar me Covid-19

​Peja me 47 raste të infektuar me Covid-19

Rezultatet e publikuara mbrëmë nga Instituti i Shëndetësisë Publike në Kosovë e nxorën Komunën e Pejës vendin me numrin më të madh të të prekurve me Covid-19, me 26 raste të reja duke e rritur numrin në 47.

Sot në Pejë pritet që edhe disa persona t’u nënshtrohen testeve për Covid-19, numri i të cilëve ende nuk dihet.

Personat që rezultuan pozitiv me Covid-19 së fundmi, banojnë në lagjen “Kristal” dhe disa të tjera në fshatin Bllagajë.

Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë Petrit Loci tha se të gjitha rastet e reja të infektuara në këtë komunë janë raste kontakti me familjen e cila ditë më parë kishte rast vdekje.

 

Gjendja momentale shëndetësore e 26 të prekurve me Covid-19 është e qetë, janë gjithsej 47 pacientë të prekur që momentalisht tre pacientë i kemi në Klinikën Infektive të shtrirë, një pacientë ka ndërruar jetë dhe të gjithë të tjerët janë duke u trajtuar në shtëpitë e tyre. Të gjitha janë raste kontakti në rezultatet e brendshme që kanë pasur të bëjnë me rastin mortor që ka ndodhur pas disa ditësh në familjen e prekur me virus”, thotë Loci.

 

Testimeve për koronavirus dje në Pejë u janë nënshtruar 43 persona, prej të cilëve 26 kanë dalur të prekur.

Në mesin e personave të testuar, ishin edhe 6 punëtorë të një hipermarketi në Pejë, të cilët sipas Locit, rezultuan negativ që të gjithë.

Punëtorët e maketit ishin raste kontakti, meqë një i infektuar ka punuar aty.

Drejtori i Shëndetësisë në Pejë tha tutje se presin që edhe disa persona t’u nënshtrohen testeve, ndërkohë thekson që numri mund të rritet për shkak të kontaktit me rastet tashmë të prekura.

 

Peja nuk është futur ende në karantinë, veçse funksionon me masat e ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë për kufizim të lëvizjes.