Edhe sot do të vazhdojë testimi i qarkores njëkahëshe në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se edhe sot do të vazhdojë testimi i qarkores njëkahëshe për automjetet.

Qarkorja njëkahëshe gjatë këtyre ditëve do të jetë funksionale në drejtim të rrugëve:

– Rruga “Agim Ramadani” që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rreth-rrotullimi prapa ndërtesës së komunë;

– Rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia;

– Rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE;

– Rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore;

– Rruga “Ukshin Hoti”;

– Rruga “Robert Doll”

Ky testim ka filluar të premten me 28 tetor dhe mbaron sot, 30 tetor./21Media 

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button