Gjatë ditës së sotme do të mblidhen katër komisione parlamentare.

Në Komisionin Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës, interviston ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçin. Ky komision do të fillojë nga ora 11:00.

Kurse Komisioni për Integrim Evropian takohet me Shefin e Zyrës dhe Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovës, Tomáš Szunyog në lidhje me Raportin për Kosovën 2020 të publikuar nga Komisioni Evropian. Nga ora 12:00 pritet të fillojë punën ky komision.

Në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, nga ora 13:00 do të intervistohet ish-zëvendës Kryesuesin e Bordit të AKP-së, Naser Osmanin dhe ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatrin./21Media