15 persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e Covid-19 në Kosovë. Kjo u bë e ditur nga raporti 24 orësh i Institutit Kombëtar të shëndetëssië Publike.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (76, 66, 56, 52 vjeç), Prishtinë 2 raste (78, 66 vjeç), Ferizaj 1 rast (78 vjeç), Gjilan 1 rast (80 vjeç), Klinë 1 rast (76 vjeç), Suharekë 1 rast (77 vjeç), Pejë 2 raste (71, 64 vjeç), Vushtrri 1 rast (72 vjeç), Gjakovë 1 rast (69 vjeç) dhe Podujevë 1 rast (87 vjeç). “, thuhet në raport.

Po ashtu Instituti njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 775 raste të reja me Covid-19 në Kosovë nga 1 mijë e 903 mostra të testuara.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 306 raste, Mitrovicë 64 raste, Gjakovë 40 raste, Ferizaj 38 raste, Fushë-Kosovë 37 raste, Gjilan 35 raste, Prizren 30 raste, Podujevë 29 raste, Vushtrri 21 raste, Lipjan 20 raste, Pejë 20 raste, Viti 20 raste, Obiliq 16 raste, Drenas 15 raste, Skenderaj 13 raste, Kaçanik 12 raste, Shtime 11 raste, Suharekë 9 raste, Malishevë 7 raste, Klinë 5 raste, Rahovec 5 raste, Deçan 4 raste, Istog 4 raste, Kamenicë 4 raste, Dragash 3 raste, Graçanicë 2 raste, Novobërdë 2 raste, Zubin-Potok 2 raste dhe Junik 1 rast.”, thuhet në njoftim.

Numri total i rasteve pozitive është 37.028 raste nga 137.872 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 963 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 553 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 22. 690 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.375./21Media