Asnjë rast i vdekjes nga Covid-19 nuk është shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë, derisa janë konfirmuar 159 raste të reja.

Këtë e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes një shkrimi në “Facebook”.

“Sot, është shënuar numri më i lartë i testimeve brenda 24 orëve, nga 1.245 mostra të marra, 159 kanë rezultuar pozitiv, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast tragjik nga Covid-19”, ka shkruar Zemaj.

Sipas të dhënave të IKSHPK-së deri më tani janë shënuar 17 mijë e 422 raste me Covid-19 dhe 657 raste të vdekjes./21Media