Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se tetë persona kanë vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit. Me këto viktima numri total i vdekjeve në Kosovë ka arritur në 1.298.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 249 raste të reja me koronavirus. Ai ka njoftuar se janë testuar 1.048 persona gjatë kësaj periudh. Numri total i rasteve pozitive është 50.135 raste nga 177.387 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.298 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 538 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 38.656 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.181./21Media