Sonte në Kosovë u konfirmuan edhe 14 raste të reja me koronavirus, ku 8 prej tyre janë nga komuna e Prizrenit.

I pari i kësaj komune, Mytaher Haskuka u shpreh se rreziku akoma s’ka kaluar dhe bëri të ditur se po mbikëqyren të gjitha kontaktet e rasteve.

“Sot në Kosovë janë konfirmuar 14 raste të reja me virusin COVID-19. Tetë (8) prej tyre janë raste me vendbanim në Prizren. IKSHPK është duke i kontaktuar dhe mbikëqyrur të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.”, shkroi Haskuka në Facebook.

Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në mbi 1 mijë./21Media